Haradinaj merr çmimin Qytetar Nderi i Pukës

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është nderuar me titullin Qytetar Nderi i Bashkisë së Pukës në Republikën e Shqipërisë.

Në një ceremoni të organizuar enkas në 69-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Pukës, çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Pukës Haradinajt ia ka dorëzuar kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj.

Kryebashkiaku i Pukës ka thënë se është nder i veçantë i Pukës dhe pukjanëve që nga sot, bashkëqytetar nderi të tyrin, pikërisht në Ditën e Çlirimit të Pukës, ta kenë kryetarin e AAK-së, heroin dhe ish-kryeministrin e Kosovës, njeriun që dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi, Ramush Haradinajn.

Haradinaj, me rastin e pranimit të çmimit Qytetar Nderi i Bashkisë së Pukës, ka thënë se ky akt është një obligim shtesë, por edhe nder për të personalisht dhe për secilin bashkëluftëtar të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për familjen, bashkëpunëtorët, aleancën dhe mbarë vendin. “Lufta për lirinë e Kosovës nuk u bë veç në Kosovë. Ajo u mbështet fuqishëm nga të gjithë ju, e për këtë jemi falënderues dhe mirënjohës njëkohësisht. Ajo që e arritëm të gjithë bashkë me lirinë e Kosovës është arritje për shqiptarët në përgjithësi, por edhe kontribut i yni dhe obligim për lirinë në botën mbarë. Me nderin që po më bëni sot, nderohem unë, nderohen bashkëluftëtarët e mi në UÇK, nderohet Kosova dhe nderohemi të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj. (RTK)

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit