Bankina e vjetër

Nga Skender Berisha 

E vetmuar në shiritin e ngrënë të betonit
veç valët e pluskojnë e kripa e ha
nën kotjen e gjatë e thelluar
më priti mua klientin e vonuar
kërcëlliti nën mua si me faj
nuk e di a u zgjua edhe më
me syrin e lodhur as pulbardhat nuk i pa
po vinin deri afër t’më thonin diçka
e ngrënë kohe aty këtu po rri në vaj
unë me kujdes rrëshqisja në një skaj
hidheshin valë e stërkala Joni
pak fresk më erdhi së voni
një diell që po shkonte ngadalë
binte mbi mua dhe bankinën e vjetër
edhe pak atë edhe Jonin do ta lija pas
se di a do të takohemi një herë tjetër

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit