24.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Lamtumirat e filozofëve

Ironia, zemërimi, trishtimi e cinizmi në letrat e ndarjes të Immanuel Kant, Karl Marx, Friedrisch Nietszche, Platon, René Descartes, Jean-Paul Sartre dhe Soren Kierkegaard.

Përgjatë gjithë marrëdhënies sonë, kam qenë absolutisht dhe pakthyeshmërisht fatkeq. Tani mund ta shoh se ti me ke përdorur thjesht si një mjet për të arritur qëllimin. A nuk e di si më bën të ndihem kjo gjë? Është e detyrueshme që ti të reflektosh për kuptimin e ligjit universal, dhe të pushosh së beri atë gjënë që bëre me gjuhën. Atë e urreja!  (Imannuel Kant)

Çfarë bëjmë ende bashkë? Çdo ditë që kalon, ti bëhesh me e izoluar nga puna jote. Ka më shumë se një muaj që nuk kemi bërë dashuri, edhe pasi unë u kurova nga ajo puçrra, dhe isha kaq i sigurt që do të festonim ashtu si na ka hije. Kërkoj drejtësi nga ferr i masturbimit borgjez që e quajnë “marrëdhënie” (Karl Marx)

A e mban mend atë ditën me patat? Ishte ftohtë dhe binte shi, dhe qielli ndjellakeq u përpoq të vulosë fatin tonë, me secilin shkulm ere. Ne rendëm drejt strehës më të afërt, aty ku ndeshëm një familje patash të mbledhura së bashku, dhe më kujtohet që të shihja dhe mendoja: “Kjo nuk mund të zgjasë”. Po a ka gjë që zgjat? Më dëgjo kur të them se, pikërisht ashtu si një bletë braktis lulen e saj pasi përfundon pllenimi, ashtu edhe ti duhet të vazhdosh përpara, ose të zbresësh poshtë. Një ditë jo të largët do të takosh një burrë, dhe ai do të ngrihet si feniksi nga hiri, dhe unë shpresoj shumë që ai nuk do të ta ngjisë sifilizin. (Friedrisch Nietszche)

Me dhemb ta pranoj, por Sokrati kishte të drejtë për ty. Ti nuk je në gjendje të mendosh për gjë tjetër, veç vetes tënde. Kur ishte hera e fundit që erdhe të me shihje tek jepja leksion në Akademi? Ka një kohë të gjatë që jam përhumbur në një gjendje mohimi. Tani me në fund e kuptoj se dashuria jote nuk është e vërtetë. Bukuria jote është e jashtëzakonshme, por dhe abstrakte e dhimbshme. Lërmë mua të ballafaqohem me botën materiale. Shko ti! (Platoni)

Unë pi, prandaj dhe jam… i dehur. Ha, ha! Mendoja se do të ishte me e lehtë pas gotës së gjashtë të verës, por, është gjithsesi absolutisht e tmerrshme. Oh, bota ime zvogëlohet kur mendoj që ti nuk je në të dhe – ose prit, a e di çfarë? Lërmë të filloj nga fillimi. Filozofia është si një pemë, dhe ajo ka gjithë këto degë që shtrihen jashtë, por ti je si një shkurre. E lezetshme dhe e vogël, por jo shumë e përgatitur për mendimin racional. A e kupton çfarë po përpiqem të them? (Renë Descartes)

E dashur vashë, vizitova ekspozitën e Balzakut dje dhe menjëherë e kuptova që duhej të ndaheshim. Jam tmerrësisht i dashuruar me ty, e megjithatë të përbuz. Përpiqu ta kuptosh: Mendoj për ty në ato momentet e vogla, delikate, si kur një ketër rend nëpër një rrugicë, apo një burrë i pastrehë i jep vetes kënaqësi prapa shkurreve të les Tuilenes. Mund të jetë koha kur ti duhet të gjesh dikë tjetër, që të ndajë me ty interesin për treshet moralisht të zhvilluara. (Jean-Paul Sartre)

Do të vazhdoj dhe do ta ndaj marrëdhënien tone në tre faza. Faza e pare përcaktohet nga estetika. Bëra një shëtitje përgjatë një prej rrugëve më të preferuara në Kopenhagë, të pashë që dole nga një karrocë, dhe e kuptova në moment se duhet të të kem. Faza e dytë e ekzistencës sonë është etike. Ndërkohë që dëshiroja të ngulja sytë në trupin tënd të fshehur, kuptova se kohët e fundit ti i kishe zbuluar trupin dhe shpirtin mikut tim Hans, dhe e dija që ai do të zemërohej nëse unë provoja diçka. Faza jonë e tretë dhe e fundit është fetare. Nuk më bëhej shumë vonë për Hansin, kështu që të josha. Megjithatë, ne të dy kemi bërë një mëkat shumë të rëndë, kështu që duhet t’i japim menjëherë fund këtyre takimeve imorale. (Soren Kierkegaard)

Previous article
Next article

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit