0.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Banorët e disa fshatrave protestojnë para KEDS-it në Prizren, kërkojnë furnizim të rregullt e cilësor me energji elektrike

Banorët e disa fshatrave të Prizrenit, të premten, kanë protestuar në hyrjen e ndërtesës së KEDS-it në Prizren, duke shprehur pakënaqësinë për furnizimin e parregullt me energji elektrike.

Sipas protestuesve nga fshatrat Grazhdanik, Kobaj, Muradem, Vlashnje, Poslisht e Hoqë e Qytetit ndërprerjet e rrymës janë të shpeshta dhe shkojnë edhe deri në disa ditë.

Drejtoresha e shkollës “Naim Frashëri” në Vlashnje, Luljeta Gavazaj ka theksuar se komuniteti është i mllefosur pasi katër ditë nuk kanë pas furnizim me energji elektrike.

“Qe dy vjet e kanë vënë një trafo, ende nuk kanë ardhë me na lidh. Edhe ne nuk dimë ndryshe si të ankohemi më”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi.

Seadin Gavazaj nga fshati Vlashnje ka theksuar se ky problem ekziston me vite dhe se asnjë përgjegjës i KEDS-it nuk jep sqarime për banorët e kësaj ane.

Nue Kalaj nga fshati Grazhdanik ka thënë se zyrtarët e KEDS-it duhet të ofrojnë shpjegime për këtë situatë.

“Duhet të na tregojnë se ku qëndron problemi, te KEDS-i apo te Qeveria. Nëse këta nuk bëjnë zgjidhje atëherë të shkojmë te Qeveria. A rrihet kështu në terr?”, është shprehur ai.

Organizatori i kësaj proteste, Andrian Boçaj ka theksuar se banorët e këtyre fshatrave kanë ardhur në Prizren për të protestuar pasi janë përballur me mungesë të energjisë elektrike për katër ditë, ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk janë marrë me këtë çështje.

“Për festë, për Krishtlindje kemi qenë pa rrymë. Është dashur të festojmë me qirinj”, ka thënë ai.

“Rryma është pjesë e jetesës, është obligim, shërbim që duhet të ofrohet”, ka shtuar ai.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se protestat do të vijojnë derisa të ketë zotime nga KEDS-i për investime të duhura në rrjet ashtu që mos të ketë më ndërprerje të energjisë elektrike.

Edhe Qamil Sadikaj nga fshati Poslisht ka përshkruar si të mjerë gjendjen e furnizimit me energji elektrike. Sipas tij, Qeveria ka subvencionuar qytetarët për pajisje më efiçiente, ndërkohë që në këtë situatë ato janë të papërdorshme.

“Ne do të vazhdojmë me protesta”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Adem Krasniqi nga fshati Hoqë e Qytetit ka theksuar se i gjithë vendbanimi ka telashe në këtë aspekt.

“Prej këtij organi kërkojmë të na ofroj një plan se si do të ofrojë shërbimin në të ardhmen. Tani për tani nuk po funksionon. Furnizimi është i parregullt dhe i pamjaftueshëm me energji elektrike. Prandaj kërkojmë që një përgjegjës të del dhe të na jep sqarime se si do të rregullohet kjo”, ka thënë ai.

Gjatë qëndrimit të protestuesve në hyrje të ndërtesës, të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ata kanë sugjeruar që një grup i vogël të takohet me zyrtarët e KEDS-it.

Por protestuesit kanë kërkuar që këto diskutime të bëhen në mënyrë transparente.

Ata nuk janë takuar me zyrtarët e KEDS-it. Por në mes vete janë dakorduar që me mjete bujqësore me 30 dhjetor 2024 të protestojnë sërish para ndërtesës së KEDS-it në Prizren.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bora sfidon qarkullimin në rrugën Prizren-Prevallë, Durmishi: Ekipet po pastrojnë në terren vazhdimisht

  Ngasësit e automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë sonte kanë hasur në vështirësi qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mediat lokale atje...

Takim me Ali Ahmetin pastaj me qytetarë në Prizren, Nait Hasani me mesazhe të fuqishme

Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën. Ai përmes...

Lajmet e Fundit