15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Barcelona në krizë të madhe, rrezikon falimentimin

Barcelona është në telashe serioze financiare tani për tani. Nuk është më thjesht thashethem, sepse vetë klubi e ka pranuar, dhe është një krizë që ngre shumë pyetje.

A ka falimentuar Barcelona?

Klubi ende është në gjendje t’i paguajë borxhet e veta. Barça është në rrezik, por shumë larg përballjes me ndonjë krizë të ekzistencës.

Barcelona ka borxh prej 1.2 miliard euro, të cilin, sipas MARCA-s, mund ta paguajë vetë.

Gjiganti katalonas ka shumë asete, përfshirë pronë, objekte dhe, natyrisht, futbollistë.

Shitja e Antoine Griezmann, Philippe Coutinho, Ousmane Dembele apo Frenkie de Jong, për shembull, do të ndihmonte në adresimin e borxhin ekzistues.

Si po menaxhohet situata në klub?

Kjo do të jetë detyra kryesore për presidentin e ri dhe të gjithë kandidatët për president e kanë një plan për këtë, i cili kryesisht përfshin rinegocimin e planeve të pagesave për t’i blerë kohë klubit, po ashtu duke kërkuar kredi të tjera.

A mund të shndërrohet Barcelona në SAD?

Klubi ka burime për ta shmangur ndërrimin në SAD – në një kompani të kufizuar sportive – si çdo klub tjetër në La Liga, përjashtuar Real Madridin, Athletic Club dhe Osasuna.

Të gjithë kandidatët për president duan ta mbajnë modelin e tanishëm, pra klubi të kontrollohet nga anëtarët e vet.

A do të jetë Barcelona në gjendje të blejë lojtarë në verë?

Klubi nuk ka shumë hapësirë për manovrim në tregun e transferimeve, prandaj numri i prurjeve të reja pritet të jetë i kufizuar dhe do të afrohen vetëm lojtarët të cilëve u mbarojnë kontratat me klubet e tjera përkatëse, si Eric Garcia, Memphis Depay dhe Georginio Wijnaldum.

A do të detyrohet Barcelona të shesë lojtarë?

Shkurt thënë: po. Barcelona duhet të sigurojë të hyra dhe shitja e ndonjë lojtari të madh është mënyra më e mirë për ta arritur këtë.

Më Shumë

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit