4.2 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Bashkimi Demokratik fton qytetarët  në protestë kundër ‘kapjes së shtetit’

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës i ka bërë ftesë qytetarëve të Prizrenit që të marrin pjesë në protestën e 18 prillit në Prishtinë.

“Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik është momenti  për të shprehur pakënaqësinë qytetare ndaj veprimeve të Qeverisë të cilat janë në dëm të interesave të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të sajë, andaj ju ftojmë që më 18 prill e shtunë në ora 14:00 në Prishtine të protestojmë kundër kapjes së shtetit”, thuhet në komunikatën e BD-së.

 “Situata e rende ekonomike,politike e sociale, mosfunksionimi i sigurisë ne tërë territorin e Kosovës, çmimet e larta të artikujve jetik, krimi dhe korrupsioni ne dy nivelet qeverisëse e shumë çështje tjera qe bëjnë më se të arsyeshme daljen masive në protestë, daljen për të ngritur zërin qytetar për falimentimin e shtetit nga garnitura aktuale e cila udhëheqë me institucione”.

 “Veprimet e qeverisë nuk na japin shpresë për zbutjen e varfërisë e uljen e çmimeve, pushteti po dëshiron t’i punësojë vetëm njerëzit e vet duke e fryrë ekzekutivin. Drejtësia në Kosovë është uzurpuar, televizioni publik është kthyer në zëdhënës të Qeverisë. Kosovës po i ndodh një erozion i vazhdueshëm i sovranitetit dhe integritetit territorial për shkak të qasjes së Qeverisë sonë ndaj negociatave me Serbinë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna...

Hapet konkursi për poezi “Flaka e Janarit” në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë ka shpallur konkursin tradicional të poezisë “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve...

Lajmet e Fundit