3.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Bashkimi me fjalë

Flamuri kombetarKombëtarja e Shqipërisë në futboll frymon me kolonën zanore që promovon bashkimin kombëtar. Dy shkodranë do ta shkruanin dhe kompozonin më 1993 për një këngëtare popullore kosovare.

Dyvargëshi “xhamadani vija-vija/është Kosova, është Shqipnia” jehonte fuqishëm më 2002 në stadiumin e Prishtinës në ndeshjen miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe dhjetë vjet më vonë, italiani Gianni de Biasi, pak ditë pasi mori drejtimin e Përfaqësueses shqiptare, e shpalli himn të Kombëtares.

Por vendimi i De Biasit vetëm sa konfirmonte diçka që dihej prej kohësh. Kënga tashmë ishte himn jozyrtar i Kombëtares shqiptare në futboll. Asnjë këngë nuk dëgjohet edhe sot e kësaj dite as përafërsisht sa “Xhamadani” kur zhvillon ndeshje Shqipëria. Njëzëri e këndojnë tifozët “KuqeZi”dhe lojtarët. E ka kënduar edhe vetë italiani De Biasi. Me këtë këngë paralajmërohen ndeshjet, ngrihet morali i lojtarëve, kallet atmosfera në tribuna dhe festohen sukseset.

Në të vërtetë, autorë të këngës janë kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku, e Shkurte Fejza do ta këndonte e para, përpara se të përpunohej më 1997 nga grupi kosovar “Ilirët”. Versioni i frontmenit Shemsi Krasniqi – Shemi ka marrë në “YouTube” afro 3 milionë klikime. Më pas ai solli edhe këngën: “Oj Kosovë, ty t’kam hajmali”, me shpresën se do të bëhej himn i tifozerisë së Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Por ajo jo vetëm që nuk u dëgjua asnjëherë të këndohej nga “Dardanët”, por në “YouTube” nuk ka arritur të mbledhë as tetë mijë klikime…/koha ditore/

Më Shumë

Përfundon rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A njofton për përfundimin me sukses të rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren. Punimet...

Ndahet nga jeta ish-zyrtari policor nga Prizreni

Është ndarë nga jeta ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Nijazi Sadikaj nga Poslishti i Prizrenit Lajmin të ditur e kanë bërë familja e tij, përmes...

Lajmet e Fundit