6.1 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Bashkimi triumfon në Superkupë

Bashkimi ka triumfuar në Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Penzën me rezultat 63:70 (20:18, 16:21, 17:18, 10:13).

Sfida në fakt ka qenë shumë interesante, ku vendaset ishin më të mira në periudhën e parë, por mysafiret u kundërpërgjigjën në atë të dytë, duke shkuar në pushim me rezultat 36:39. Perioda e tretë ishte e baraspeshuar 17:18, duke bërë që ndeshja të vendoset në çerekun e fundit. Në dhjetë minutat e fundit, vashat prizrenase ishin më të mira dhe më të vëmendshme, duke triumfuar 63:70.

Medaljen e argjendta i kanë dorëzuar Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe anëtar i Komisionit të Garave, Faton Kurshumlija, ndërsa medaljet e arta, nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli.

MVP i Superkupës është shpallur Arbnore Përquku, çmim të cilin ia ka ndarë Linda Shala, që po ashtu dorëzoi trofeun te kapitenia e Bashkimit, Aulona Muhadri.

Para ndeshjes finale është pensionuar ikona dhe legjenda e basketbollit pejan, Valbona Bytyqi. Ajo ka qenë kapitene për shumë vite e Penzës dhe fitoi shumë trofe me skuadrën pejane, ndërsa ka qenë basketbolliste e Kosovës A. Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala i ka dhuruar fanellën me numër 9 të Kosovës dhe dhurata në emër të FBK-së.

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme: Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji "Fama". Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji "Fama". Diplomën Master,...

Lajmet e Fundit