Basketboll/ Prishtina superiore ndaj Bashkimit

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 70:90 (13:21, 17:25, 24:22, 16:22), në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Femrave, takim që u zhvillua në kryeqytet.

Prishtinaset e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 3:15, dhe e menaxhuan këtë epërsi në çerekun e parë që e fituan me shifrat 13:21.

Prishtinaset vazhduan me lojë të mirë, duke rritur epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 23:40, dhe kishin epërsi konstante, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 30:46.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, me prizrenasit që mundoheshin të rikthehen dhe prishtinaset që ruanin epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:68.

Vashat prishtinase kishin epërsi deri në 33 pikë, 56:89, duke triumfuar në fund me rezultat 70:90.

Te Bashkimi u dallua Christina Ellis me 25 pikë e 14 kërcime, kurse te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 39 pikë e 13 kërcime.

Prishtina ka nëntë fitore në nëntë ndeshje, kurse Bashkimi katër fitore dhe katër humbje.

Në ndeshjet tjera të xhiros së nëntë, Penza ka mundur Kastriotin me rezultat 148:11, kurse Trepça ka mundur Vëllaznimin në udhëtim 46:51.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit