8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Baxhaku kërkon mbështetje në Mazrek dhe Lugisht të Hasit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, së bashku me kandidatë për këshilltarë komunal nga zona e Hasit, mbrëmë kanë takuar elektoratin e këtij subjekti politik në fshatrat Mazrek dhe Lugishtë.

Para anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së në fshatrat Mazrek e Lugishtë, kandidati për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, tha se ndodhemi në një garë zgjedhore për të marrë besimin e fuqishëm të qytetarëve duke përfshirë edhe hasjanët për të ndryshuar gjendjen aktuale në komunë.

“Kësaj zone do t’i kushtojmë rëndësi të lartë dhe për këtë arsye kemi përzgjedhur kandidatë serioz për të përfaqësuar Hasin në institucionet lokale”, tha ai.

Baxhaku, tha se qytetarët duhet të janë të vetëdijshëm,” sepse janë udhëhequr nga një qeverisje shumëvjeçare e cila ka punuar për grupe të vogla të interesit duke keqmenaxhuar me paranë publike”.

Kandidati Baxhaku dhe kandidatët tjerë në listen e LDK-së për kuvendarë, kanë ftuar hasjanët që masovisht të dalin në zgjedhje dhe të përkrahin në zgjedhjet e 22 tetorit kandidatët e këtij subjekti politik./TV Prizreni/

Më Shumë

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Lajmet e Fundit