7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Bayern Munchen nuk fal, në finale me PSG

Nuk ka hap fals nga Bayern Munchen, që mposht në gjysmëfinale ekipin e Lyon me rezultatin 3-0 dhe shkon në finale të Champions League, e 12-a në histori, teksa 5 herë e ka fituar. Bavarezët do të ndeshen më 23 gusht me PSG.

Bayern Munchen zhbllokoi ndeshjen kundër Lyonit në minutën e 18? me anë të Gnabry-t. Sulmuesi ndërmori një aksion personal dhe me një goditje të fortë me të majtë kaloi gjermanët në avantazh. Portieri kundërshtar nuk kishte se çfarë të bënte në gjuajtjen e tij që u ndal në trekëndësh.

Lyoni humbi shumë raste para golit, pasi kishte mundësi të shënonte. Ekipi gjerman gjeti sërish rrjetën në minutën e 33?. Një aksion i mirë nga krahu i majtë, me Muller që futi një top në zonë. Lewandowski doli huq, pasi nuk ia doli të shënonte, më pas Gnabry dërgoi topin e mbetur në zonë drejt rrjetës për 2-0. Kaq për pjesën e parë.

Bayern e rinis mirë dhe ka 2 raste të mira, por më pas Lyon nuk ka se çfarë të humbë, por që nuk arrin dot të godasë portën e gjermanëve, ndërsa në rastin e vetëm ndërhyn bukur Neuer. Goditjen fatale të nokautit e jep Lewandowski në 88’ për 0-3.

Sulmuesi polak shënoi me kokë golin e tretë, teksa ishte i 15-i në Champions League për këtë sezon, vetëm 2 larg rekordit, që mbahet nga Cristiano Ronaldo. Nëse Lewa shënon 2 gola në finale me PSG, e arrin.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Apeli lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin është caktuar masa e...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit