7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

BBC tregon arsyen që penalizoi Jonida Maliqin në “Eurovision”

Nuk ka dyshim që përfaqësim i Shqipërisë në Eurovision këtë vit ishte një nga më të mirët e të denjët dhe këtë e treguan dhe çmimet që Jonida Maliqi mori për vokalin e saj si dhe sondazhi i bërë para shpalljes së fituesit.

Së fundmi një reporter i BBC-së i ka dedikuar disa rreshta Jonidës, ku mes tyre tregon edhe arsyen e pakëndshme se përse ajo nuk u shpall fituese.

Mbrëmë bukuroshja mbante kodin numër 2 dhe këndoi e dyta, dhe gjithçka lidhet pikërisht me këtë fakt.

“Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë Eurovision-in. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi”, shkuan reporteri i BBC-së Neil Smith.

Kjo mund të jetë një rastësi, sikundër mundet edhe të mos jetë aspak një rastësi, megjithatë përderisa nuk ka prova evidente nuk mund të dalim në konkluzione.

“Kënga ‘Ktheju tokës’, vështirë se drithëron dikë aq sa për ta votuar si performancë”, vijon shkrimin e tij Neil Smith.
Ndërkohë, më tej ka cituar disa nga vargjet e këngës së Jonidës: “Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani.”

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Lajmet e Fundit