17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

BD-ja uron shqiptarët për 28 Nëntorin

BashkimiDemokratik-logoMe rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, Bashkimi Demokratik, ua uron festën të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që janë. BD-ja shpreson që festa si kjo të shërbejnë në unitetin kombëtar drejt realizimit të synimeve tona si komb.

Sipas BD-së, 28 Nëntorin edhe më madhështor e bën koincidenca e ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që simbolizojnë përpjekjen shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi si dhe tregojnë angazhimin e vazhdueshëm të shqiptarëve për arritjen e synimeve që kanë amanet nga ata që u flijuan për Shqipëri etnike.

“Sot shqiptarët më shumë se asnjëherë janë ofruar synimit të tyre, ku kjo festë duhet të na shërbejë neve dhe brezave që do të vijnë për një angazhim edhe më të madh në rrethanat e reja që janë krijuar, duke mos harruar asnjëherë betimin e të gjithë atyre që për një shekull, në luftëra të ndryshme, nuk u ndalën për të arritur këtu ku jemi dhe për të na obliguar që të vazhdojmë edhe më tej”, thuhet në urimin e BD-së.

“Të vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballohemi, Bashkimi Demokratik edhe përmes këtij urimi kërkon qëndresë kombëtare dhe unitet drejt synimit të natyrshëm për Bashkim Kombëtar”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pjesë e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe klubeve të çiklizmit,...

“Dita e Plisit” merr mbështetje – nismë për ruajtjen e traditës në Prizren

Iniciativa për organizimin e “Ditës së Plisit” në Prizren ka marrë mbështetje institucionale, si pjesë e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e traditave kombëtare. Kryetari...

Lajmet e Fundit