4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Bedri Bytyçi: Jam krenar që u plagosa në luftën e UÇK-së

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyçi ka komentuar pensionin e invalidit të luftës së UÇK-së. Ai në një bashkëbisedim që ka bërë përmes ‘Facebook’-ut me lexuesit e “PrizrenPress”-it, është shprehur se ndjehet krenar me luftën e UÇK-së.

“Vërtet se marrë rrogë të invalidit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse kam qenë pjesë e saj dhe jam i plagosur në luftë,dhe për këtë ndihem mirë madje më mirë se për çdo aktivitet të jetës sime, sepse të jesh invalid i Ushtriës Çlirimtare është dhurata më e madhe e mundshme”, shkruan Bytyçi në “Facebook”.

“Ndërsa të tjerët që nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë as më të voglin kontribut për atdhe sot, normalisht se nuk ndihen mirë dhe mund të bëjnë komente nga më të ndryshmet”.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Bytyçi, ka deklaruar se merr pension të invalidit të luftës së UÇK-së. Shuma vjetore e pensionit që merr si invalid është 2,640.00 euro. Ndërkaq,paga vjetore si drejtor i Komunës së Prizrenit është 6,996.00 euro.

Bedri Bytyçi ka deklaruar mi 200 mijë euro pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Sot varroset Asllan Musliu në Prizren, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut, njërit nga tre kosovarët që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ceremonia e varrimit...

Lajmet e Fundit