Begaj priti komandantin e KFOR-it turk, kolonelin Topaloglu

Begaj-TopalogluKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it turk, kolonelin Zorlu Topaloglu, me të cilin biseduan për çështje të ndryshme, që lidhen me sigurinë përgjithshme në Malishevë dhe për bashkëpunimin e institucionit të Komunës me KFOR-in dhe njësinë e LMT-së në Malishevë.

Begaj e ka falënderuar komandantin turk, kolonelin Topalo?lu, për vizitën e tij dhe për bashkëpunimin e mirë mes KFOR-it dhe Komunës, si dhe me bashkëpunimin e mirët ë njësisë së LMT-së zvicerane në Malishevë, bashkëpunim i cili u vlerësua lartë nga Begaj dhe koloneli Topaloglu.

Komandanti turk i interesua për disa çështje që lidhen me sigurinë e përgjithshme, ndërsa sipas kryetarit Begaj, pavarësisht problemeve socio-ekonomike që janë në Malishevë, siguria është në nivel të mirë, me një situatë të qetë dhe stabile, dhe kjo situatë ka qenë në vazhdimësi që nga përfundimi i luftës.

Sa i përket protestave të fshatit Bubavec, lidhur me privatizimin e pronave, Begaj, e sqaroi kolonelin Topaloglu, se ky është një proces jo i mirë, pasi qytetarëve, padrejtësisht ju janë marrë pronat nga ish sistemi dhe sot prapë padrejtësisht privatizohen ato prona.

Begaj e Topaloglu, kanë biseduar edhe për çështje tjera dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes KFOR-it dhe komunës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Lajmet e Fundit