6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Begaj priti përfaqësuesit e SHHBK “Nëna Terezë”

IMG_4131Kryetari i Komunës së Malishevës z.Ragip Begaj dhe nënkryetari z.Rexhep Mazreku kanë pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare Bamirëse Kosovare (SHHBK) “Nëna Terezë” Zef Shala, drejtor ekzekutiv i shoqatës, koordinatorin e regjionit të Prizrenit Marash Berisha dhe Dalip Halitaj kryetari i degës së shoqatës “Nena Terezë” në Malishevë. qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i shoqatës me Komunën.

Kryetari Begaj me këtë rast tha, “unë e di kontributin e shoqatës “Nëna Terezë”, që e ka dhënë gjatë luftës dhe para luftës, kam qenë i kyçur dhe jam përpjekur të kontribuoj dhe të ta ndihmoj shoqatën, e edhe tani do të përpiqemi që të ju mbështes brenda mundësive tona, si komunë”.

Drejtori ekzekutiv i SHHBK “Nëna Terezë”, Zef Shala, paraqiti para kryetarit Begaj kërkesën e shoqatës për bashkëpunim të ndërsjellët të shoqatës me Komunën e Malishevës. ”SHHBK ”Nëna Terezë” e ka 25 vjetorin e themelimit te saj, dhe shoqata gjithmonë ka qenë me popullin dhe për popullin, dhe që nga pas lufta është duke u marrë me programe zhvillimore të ekonomive familjare, dhe për ta realizuar këtë, në këtë rast neve na duhet edhe ndihma e komunës përmes degës në Malishevë “ tha Shala.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit “Rrjeti i sigurisë”, është synimi për krijimin e një rrjeti të sigurisë sociale nëpër komuna tona, përkatësisht zvogëlimin e nivelit të varfërisë në Kosovë. Ky projekt i dedikohet familjeve më të prekura në aspekt social dhe ekonomik të shoqërisë kosovare.

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit