27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Begaj do ta ndihmojë familjen Gegaj, për ndërtimin e shtëpisë së djegur

2887Komuna e Malishevës, do të ndihmojë familjen Gegaj nga Lladroci, për meremetimin e shtëpisë, pasi një ditë më parë aksidentalisht, shtëpia e tyre është djegur në tërësi. Pas aksidentit, këtë familje e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për të njohur me pasojat nga zjarri dhe për ti ofruar mbështetjen institucionale, kësaj familje.

Shtëpia e kësaj familje, është djegur rreth orës dy, pas mesnate, ku për fat të mirë, të gjithë anëtarët e kësaj familje, kanë arritur të evakuohen, pa pësuar lëndime. Edhe intervenim i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ka qenë i menjëhershëm, pas marrjes së informacionit për rastin.

Këtë familje, Komuna e Malishevës, fillimisht e ka ndihmuar me gjëra elementare ushqimore, ndërsa në ditët në vijim, brenda mundësive, do ta ndihmoj edhe në riparimin e shtëpisë, në mënyrë që anëtarët e saj, të kthehen të jetojnë në shtëpinë e tyre, sa më shpejt që është e mundur.

Kryetari Begaj, ka shprehur keqardhjen e tij, për djegien e shtëpisë dhe ka premtuar se brenda mundësive, komuna do ta ndihmoj familjen për riparimin e dëmeve nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit, është djegur në tërësi kjo shtëpi, duke përfshirë të gjitha dhomat dhe kulmin, ndërsa vlera e dëmit llogaritet rreth pesë mijë euro./prizrenpress.com/

Më Shumë

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Shkolla “Ruzhdi Berisha” në Dragash bëhet me kabinet të infermierisë – investim prej 18 mijë eurosh

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është pajisur me një kabinet të ri të infermierisë, i cili do të shërbejë për...

Lajmet e Fundit