11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Begaj: Unë jam shefi

RagipBegaj-IQPMI menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të Malishevës Ragip Begaj, ndaj komunikatës për shtyp të lëshuar nga Qendra e Vetëvendosjes në Malishevë, që e akuzonte atë për nepotizëm e keqmenaxhim. Përmes një reagimi, Begaj ka thënë se 3 mujori i qeverisjes nga Iniciativa Qytetare e Malishevës dëshmon për një frymë të mirëqeverisjes.

“Në janar 2014 kemi pas shpenzime për 65 për qind më pak krahasuar me janarin e vitit 2013, jemi në vazhdimësi të projekteve, sivjet do t’i ndërtojmë 5 shkolla, shumë kanalizime e rrugë, për 2 vjet do t’i realizoj premtimet e fushatës, e në kohën e fushatës së ardhme elektorale nuk kam me punu asgjë sa për fushatë”, ka theksuar ai duke e ftuar opozitën ta monitorojë punën e pushtetit, ta ndihmojë e mos ta pengojë atë.

Begaj ka garantuar se të gjitha vendimet do të merren konform kërkesave të qytetarëve me të cilët thotë se po takohet në vazhdimësi. Deri tash thotë të ketë takuar qytetarët e 12 fshatrave.

“Pozitat e rëndësishme për bashkëvendësit e tij nga Banja sipas kryetarit janë të bazuara në meritat dhe profesionalizimin e tyre”, thuhet në reagim teksa është shtuar se krahasuar me numrin e popullatës së Banjës, ata që janë në pozita udhehqëse në Komuna janë pak.

Sa për menaxherin e prokurimit, Begaj ka thënë se e ka ndërruar që të mos punohet si është punuar më herët dhe ka paralajmëruar edhe ndërrime të tjera, që siç i ka quajtur në interes të ndryshimeve për të mirë. “Vetëvendosja po kërkon të qojë pluhur në baltë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Begaj.

Rreth nënshkrimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për 30 vjet për Kompaninë ”Ben-af” nga Suhareka, Begaj ka thënë se e ka nënshkruar vendimin që është votuar me shumicë në kuvend .

“E kam nënshkruar vendimin e votuar me shumicë nga anëtarët e KK-së, kam votuar edhe vet pro atij vendimi sepse konsiderojë se ka qenë në interes të komunës për shkak se është paraparë punësimi i njerëzve si dhe një qira e volitshme”, ka theksuar ai duke deklaruar se as që njihet me pronarët e Ben-af-it.

“Jam i gatshëm për hetime rreth këtij nënshkrimi si dhe për krejt punën time gjatë gjithë jetës sepse kam punuar me ndershmëri tërë jetën”, ka deklaruar Begaj duke mohuar të ketë ndonjë shef në punën e tij si kryetar komune. ”Shefi jam vet këtu”, ka theksuar ai./prizrenPress.com/

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit