13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Berisha: Ndryshimi do të ndodhë në Prizren

Deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën në Prizren ka thënë se është mirënjohës për mbi 5 mijë persona që e kanë votuar.Ai ka thënë se do të punojë edhe në të ardhmen për largimin e bandave mafioze nga Prizreni. I pyetur pse ka vendosur të përkrahë Vetëvendosjes, Berisha tha se ka vjet që kërkon votën për një qeverisje ndryshe dhe se ka kërkuar votat kundër bandave dhe nuk ka pasur logjikë që të përkrahen të tjerët.Në emisionin ”Ditë mas dite” në Televizionin Rrokum, Berisha ka thënë se asnjëherë nuk do të ndalet për të kthyer shpresën në Prizren.

Ai tha se bandat në Prizren janë nga PDK dhe njeriu i cili quhet Minir Krasniqi.

”Një mashtrues si Shaqir Totaj nuk e meriton të jetë kryetar i Prizrenit.”, tha Berisha duke pranuar se ka pirë kafe me të, por nuk është pajtuar asnjëherë me të.Berisha ka thënës e me 19 nëntor do të ndodhë ndryshimi në Prizren dhe se qeverisja do të jetë një ndryshim i madh.Por ai ka thënë se ai do të mbetet deputet dhe nuk do të marrë ndonjë post në qeverisjen e Prizrenit./GazetaBlic

 

Më Shumë

Gjykata në Prizren i cakton një muaj paraburgim shtetasit turk që vrau vajzën

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me incialet M.G., shtetas...

Sulmohet zyrtari policor në Rahovec

Një mashkull kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec, për veprën sulm ndaj personit zyrtar. I njëjti sipas raportit, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor,...

Lajmet e Fundit