12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ravoheci bëhet me Repart të ri të Hemodializës

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapin, kanë bërë një vizitë në spitalin e Rahovecit “Fahredin Hoti”, me ç’rast u bë përurimi i Repartit të Hemodializës.

Pacientët e Rahovecit, që nuk kanë mundur të marrin trajtim në komunën e tyre, në mungesë të këtij reparti tani mund të marrin këtë shërbim aty, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi këtu me kryetarin Idriz Vehapi, për hapjen e një njësie të Hemodializës në Rahovec e cila është një punë jashtëzakonisht e madhe, e cila është bërë nga komuna e Rahovecit në bashkëpunim me spitalin e Prizrenit, duke iu krijuar mundësi mbi 30 pacientëve që kanë qenë të Rahovecit nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim dhe tash e marrin në komunën e Rahovecit”.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se ky repart është financuar nga Komuna e Rahovecit me 130 mijë euro, derisa kostoja e realizimit arrin deri në 230 mijë euro, bashkë me investimet e donatorëve.

“Një punë e cila është bërë me një përkushtim të jashtëzakonshëm duke parë nevojën se spitali i Rahovecit ka shumë pacientë të cilët kanë nevojë për këtë shërbim, dhe ne kemi punuar gjatë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me qendrën spitalore të Prizrenit”.

“Ky është një projekt i rëndësishëm, kemi investuar si komunë, poashtu kemi pas një donacion. Ne si komunë kemi investuar rreth 130 mijë euro ndërsa donaconi mbi 200 mijë euro”.

“Është një projekt i kushtueshëm por kostoja e tij don të shpaguhet për shkak të nevojës që kanë qytetarët për të”.

Ndërsa drejtori i spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj e cilësoi këtë projekt si të veçantë.

“Kryetari i komunës ka bërë një nismë e cila është kogja e kushtueshme jo vetëm në planin material, infrastrukturor por edhe në atë profesional, prandaj përfituesit më të mëdhenjë janë qytetarët e Rahovecit. Ne si spital jemi shumë të kënaqur sepse do të zbrasim spitalin me një numër të madh të sëmurëve me hemo –dializë”.

 

Më Shumë

Nata e parë e ‘Eurovision Song’, përzgjidhen 10 vendet që vazhdojnë garën për në finalen e madhe

Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas...

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Lajmet e Fundit