13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Bill Gates paralajmëron për pandemi potencialisht shumë më të këqija se Covid-19

Ndërsa rastet me Covid-19 të nxitura nga varianti Omicron po rriten në të gjithë botën, Bill Gates ka paralajmëruar për pandemi më të këqija se kjo aktuale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai foli për shqetësimet e tij ndërsa Fondacioni Bill & Melinda Gates premtoi 150 milionë dollarë për Koalicionin për Inovacionin e Përgatitjes Epidemike (CEPI).

Donacioni do të përdoret në luftën kundër Covid-19 si dhe çdo përgatitje të nevojshme për pandemitë e ardhshme.

Dhe duke folur për punën e bërë nga CEPI, Gates shpjegoi: “Ndërsa bota i përgjigjet sfidës së një virusi që evoluon me shpejtësi, nevoja për të ofruar mjete të reja shpëtimtare nuk ka qenë kurrë më urgjente”.

“Puna jonë gjatë 20 viteve të fundit na ka mësuar se investimi i hershëm në kërkim dhe zhvillim mund të shpëtojë jetë dhe të parandalojë skenarët e rasteve më të këqija. Pesë vjet më parë, pas epidemive të Ebolës dhe Zikës, fondacioni ynë ndihmoi në nisjen e CEPI”.

“Sot, ne po rrisim angazhimin tonë dhe po zotojmë një shtesë prej 150 milionë dollarësh për të ndihmuar CEPI të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave të sigurta dhe efektive kundër varianteve të reja të coronavirusit dhe për t’u përgatitur, dhe ndoshta edhe për të parandaluar, pandeminë e ardhshme”.

CEPI është në një mision për të siguruar që koha e nevojshme për prodhimin e vaksinave të jetë brenda një periudhe 100 ditore.

Sipas Independent, Gates shfrytëzoi rastin për t’i nxitur qeveritë të kontribuojnë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e pandemive të ardhshme, të cilat mund të përfshijnë fatalitete shumë më të këqija se pandemia Covid-19.

Fondacioni Gates themeloi CEPI në 2017 së bashku me Wellcome, Forumin Ekonomik Botëror si dhe mbështetjen nga Norvegjia dhe India. Kjo erdhi pas ndikimit të epidemisë së Ebolës.

Dr. Jeremy Farrar, drejtor i Wellcome tha: “Angazhimi ynë i ri prej 150 milionë dollarësh njeh potencialin e madh që CEPI ka për të mbrojtur jetët kundër sëmundjeve infektive në zhvillim”. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit