8.3 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Biznesmeni kërkon nga qeveria 50 milion euro për sektorin privat: Ndryshe, vdesim nga uria

Vendosja për 12 ditë e masave anti-COVID, ka alarmuar sektorin privat të biznesit në Kosovë.

Kjo mbyllje është cilësuar si shumë e dëmshme për bizneset dhe si pasojë ka lindur kërkesa për ndihmë nga ekzekutivi.

Biznesmeni Burim Piraj, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë gati një fond prej 50 milionë eurosh për bizneset e prekura nga mbyllja 12 ditore. Konkretisht, pronari i fabrikës së mishit, “Meka”, ka kërkuar një fond prej 50 milionë eurosh për sektorit privat të ndërmarrësisë në vend.

Sipas tij, ndryshe vendi do të shpëtojë nga epidemia COVID-19 dhe do të vdesë nga uria.

Postimi i plotë i Burim Pirajt:

Për masat e marra anti COVID-19 qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të ndaj minimum 50 milion € për bizneset e prekura nga këto masa!

Përndryshe vendi do të shpëtoj nga COVID-19 e do të vdesë nga uria.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit