17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Blerim Çoçaj: Haskuka nuk duhet të mbetet peng i LDK-së

Gazetari Blerim Çoçaj ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se kryetari i i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk duhet të mbetet peng i LDK-së.

“ Haskuak, bashkë me partnerët e koalicionit nuk duhet të mbeten peng i LDK-së, e cila për shkak problemeve të natyrave të ndryshme ka mbetur që një dekadë në opozitë”, tha Çoçaj .

“Prizrenit i duhet që sa më shpejt të formojë qeverinë e re”, shprehet ai.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, bashkë me partnerët e koalicionit, qysh në fillim janë duke u përballë me problemin e formimit të Qeverisë.

Çoçaj thotë se janë disa arsye pse Vetëvendosje! po e ka problem sigurimin e numrave të mjaftueshme të Kuvend.

“Por, arsye kryesore për mendimin tim, është mungesa e definimit në detaje me kohë të koalicionit “nën hije” parazgjedhor me LDK-në”.

“LDK në Prizren është bërë pikë e pestë. Në këtë parti ekzistojnë grupe të caktuara klanore, të cilat po mundohen të fitojnë pushtet në Qeverinë e Haskukës”.

“Kërkesat e këtij subjekti politik, shihet se janë më të mëdha, se sa kontributi që mund ta ketë dhënë në zgjedhjet e balotazhit”.

“Unë kam thënë para zgjedhjeve të balotazhit, se votuesit e LDK-së, do të përcaktojnë fituesin për kryetar të Prizrenit, por, kjo nuk duhet të shihet si meritë e Kryesisë së LDK-së në Prizren. Votuesit e LDK-së nuk e kanë votuar Haskukën, pse u mund t’i ketë shtyrë partia, por për shkak lodhjes nga Qeveria e Ramadan Mujës”.

“ Fundi i fundit Kryesia e LDK-së në Prizren nuk ka mundur ta bind votuesin për vete , e lere më për Haskukën”.

“Prandaj, LDK, duhet të ketë një qasje tjetër në kërkesa”.

“Kjo qasje e LDK-së, po ndikon edhe në formimin e Qeverisë së Haskukës, ndërkaq që VV është e interesuar që të sigurojë numrat e mjaftueshme për të rrëmbyer kryesuesin e Kuvendit”, shprehet Çoçaj. /Kosova Sot/

Më Shumë

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Pulse Electronics me kontribut të rëndësishëm në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Dyqani “Pulse Electronics” ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’. Duke kuptuar rëndësinë e arsimit dhe teknologjisë në botën...

Lajmet e Fundit