6.8 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Brenda javës pritet përfundimi i pagesave për të gjitha masat e Pakos Emergjente

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente (PFE) masat, 3A, 3B, 7, 8 dhe 14.

MEA njofton se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.

“Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale. Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik. MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen. Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator, raporton Kosova Press

Më Shumë

Liria përmbyll përgatitjet në Durrës, stërvitjet zhvendosen në Prizren

Liria e Prizrenit ka përfunduar fazën përgatitore në Durrës, e cila u mbyll me ndeshjen miqësore ndaj Dinamo Ferizajt, të humbur minimalisht 0-1. Gjatë qëndrimit...

Caktohet masa e paraburgimit për 15 kryesues të votave që u arrestuan në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinion publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me...

Lajmet e Fundit