Mungesë e ndriçimit publik në një pjesë të rrugës Rahovec–Malishevë

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se në rrugën “Shkodrani”, përkatësisht në aksin rrugor Rahovec–Malishevë, në një segment të saj aktualisht mungon ndriçimi publik.

Sipas njoftimit, kjo situatë ka ardhur si pasojë e heqjes së disa shtyllave të ndriçimit dhe disa drunjve dekorativë.

Kjo ndërhyrje është realizuar me kërkesë të kompanisë që është duke investuar në fluturake në fshatin Zatriq, për shkak të përgatitjeve finale për transportin e pjesëve të fluturakeve.

Nga Komuna e Rahovecit bëhet e ditur se ndriçimi publik dhe elementet e larguara do të rikthehen pas përfundimit të transportit dhe punimeve përkatëse.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë pjesë të rrugës, duke i falënderuar njëkohësisht për mirëkuptimin.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit