13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Bujar Basha dënohet më dy vjet burgim

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ka dënuar me dy vjet burg Bujar Bashën nga Suhareka. Ai është shpallur fajtor për vjedhje.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpallë fajtor, për dy vepra penale, veprën penale grabitje nga neni 255 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së dhe për veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1. nën par.1 të KPK-së”, njoftoi zëdhënësaj e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Për vepër penale të grabitjes prokurori i shtetit hoqi dorë nga ndjekja penale, ndërsa ka qëndruar në tërësi për veprën penale të vjedhjes së rëndë.Nga provat e administruara trupi gjykues ka gjetur se për të akuzuarin, Bujar Basha, nuk ka elemente të vjedhjes së rëndë por të vjedhjes nga neni 252 par.1 të KPK-së pra bëri rikualifikimin e veprës penale nga vepra penale vjedhje e rëndë nga neni 253 par.1 nënpar.1 të KPK-së në veprën penale të vjedhjes nga neni 252 parg.1 të KPK-së, për këtë vepër e shpalli fajtor dhe ia shqiptoi dënimin me burg efektiv në kohëzgjatje prej 2 vite”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dyshohet për keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Prizren, një person pëson lëndime

Një rast i dyshuar i keqpërdorimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Prizren, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Lajmet e Fundit