9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Bujar Hasani shpallet i pafajshëm

Ish-drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani dhe inspektori i kësaj komune, Enver Bytyqi, të hënën, janë shpallur të pafajshëm për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës së tyre zyrtare.

Po ashtu, Hasani është liruar edhe nga akuza e uzurpimit të pronës publike.

Vendimin e ka lexuar kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, e cila ka thënë se të akuzuarit lirohen nga akuzat, sepse nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale me të cilat janë akuzuar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 gusht 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Bujar Hasani, të cilin e akuzonte se nuk ka vepruar brenda përgjegjësive që ia jep ligji, me qëllim të përfitimit material për vete.

Sipas aktakuzës, Hasani, akuzohej se si drejtor i inspektoratit, nuk ka vepruar për të larguar konstruksionin metalik të lokalit “Fellas”, të ndërtuar kundërligjshëm në Zonën Historike të Prizrenit, e pronar i të cilit lokal është vet ai.

Po ashtu, Enver Bytyqi, akuzohej se duke qenë në cilësinë e inspektorit të ndërtimit, me qëllim nuk ka iniciuar procedurën për heqjen e konstruksionit metalik të lokalit në fjalë, me ç’rast i ka mundësuar përfitim material të akuzuarit Hasani, të cilin e ka pasur drejtor./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

Lajmet e Fundit