20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Burgim i përjetshëm për të përfshirët në tentim-puçin në Turqi

Mediat turke kanë thënë se një gjykatë në Stamboll, ka dënuar gjashtë gazetarë me burgim të përjetshëm për përfshirje në tentimet e dështuara për grushtshtet në vitin 2016.

Në mesin e të dënuarve në ditën e sotme janë, ish kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllai i tij, gazetari dhe akademiku Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak.

Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 15 korrik, 2016.

Gulen i hedh poshtë akuzat.

Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një program televiziv, një ditë para tentimeve për grushtet.

Më Shumë

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Lajmet e Fundit