Burimi Krasniqi është kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e LDK-së do të jetë Burim Krasniqi.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit.

“Kryesia e Degës gjithashtu iu dha besimin këshilltarëve aktual të LDK-së në Kuvendin Komunal që të kandidojnë prapë në konsultim me nëndegët e tyre përkatëse. Kandidatët e tjerë do të caktohen në konsultim me nëndegët. Na priftë e mbara. Suksese Kryetarit të Degës, z. Burim Krasniqi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Zgjedhjet lokale për kryetar komunash do të mbahen më 17 tetor

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit