19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Buzhala: PDK të kalojë në opozitë

Berat BuzhalaSi anetar i Keshillit Drejtues te Partise Demokratike te Kosoves, dhe si ish deputet i kesaj partie politike, personalisht mendoj se menyra me e mire per ta sheruar PDK’ne prej degjenerimit total dhe per ta pergatitur per nje epoke te re, do te ishte qe:

– PDK, me hater ose me zor, te dergohej ne opozite, gjate ketij mandati.

Me lejoni te deklarohem se gjendja e patolerueshme ne arsimin fillor, te mesem dhe superior eshte pa fijen e dyshimit deshtimi me i madh i PDK’se.

Si rrjedhoje e kesaj sot, ne si shoqeri, me shume i japim njerezimit persona me uniformen e ISIS’it, se sa ndonje shkencetar qe vlen te permendet.

Dhe jo vetem kjo.

Kryesisht per shkak te PDK’se, gjendja ne shendetesine e vendit tone eshte e tmerrshme. Qendra Klinike Universitare, kontrollohet, dhe eshte kontrolluar prej zgjatjeve kriminale, te aferta me subjektin tim politik. Prandaj, ka nevoje per ndryshim qe keto zgjatje kriminale te vdesin.

Kryesisht per shkak te PDK’se, gjendja ekonomike ne vend, nuk eshte ajo qe do te duhej te ishte. Konkurrenca ne ekonomine e vendit eshte jolojale. Ekonomia dominohet prej bizneseve te aferta me politiken. Te njejtat biznese i destimulojne te gjitha ato biznese te ndershme, qe perndryshe do te investonin ne nje treg ekonomik, sikur ky i Kosoves, qe ka potencial interesant.

Gjykatat e vendit, hic Gjykaten Kushtetuese, kontrollohen ne teresi nga spektri politik. Jo vetem nga PDK, por kryesisht nga PDK. Prandaj, vendi yne eshte shnderruar ne nje oaze te krimit dhe te paqartesive te medha.

PDK, ne anen tjeter, ka merita te jashtezakonshme per permiresimin e infrastruktures rrugore, perkunder kritikave te medhe qe ky permiresim eshte percjellur me korrupsion galopant.

PDK, dhe Kryeministri Thaci, meritojne duartrokitje te medha, kur eshte ne pyetje qasja ndaj integerimit te pjeses veriore dhe negociatave me Serbine. E di qe ne kete drejtim ka shume paknaqesi nga rradhet e fundamentalistave te VV’se, por jam i bindur, sot me shume se dje, se kjo rruge ka qene e vetmja.

Si e shoh une zhbllokimin e vendit?

Perpjekjet per t’i konisderuar vendimet e Gjykates Kushtetuese si te ndikuara politikisht jane perpjekje mjerane. Nuk besoj kurre qe Hashim Thaci, ose kushedo tjeter, ka aq fuqi, sa t’i kontrolloje, 4 prej 7 gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, sidomos kur dihet se 5 prej 7 gjyqtareve, nuk jane shqiptare.

Pra, do te ishte mire qe me shume energji te shpenzohej per te kerkuar ndonje model te pershtatshem per te gjetur nje rrugezgjidhje, se sa shpenzimin e energjise per te ndertuar konspiracione.

Sipas mendimit tim, se cila eshte zgjidhja, u be e qarte nga vendimi i sotshem i Gjykates Kushtetuese. PDK’ja duhet te shkoje ne opozite, prej qeverisjes se vendit, por per shkak se i ka fituar zgjedhjet, si partia me e madhe ne vend, duhet t’i jepet pozita e Kryetarit te Kuvendit.

Kurse ne anen tjeter, opozita, pa Vetevendosjen, duhet ta merr qeverisjen e vendit, e kjo sidomos, per shkak te fleksibilitetit te treguar ne situaten postzgjedhore. Kater vite qeverisje do te ishin te mjaftueshme qe ata te na bindnin, ose te mos na bindnin, per aftesite e tyre per te qeverisur.

Gjithashtu, besoj fuqishem, se pozita e Presidentit te vendit, nuk do te ishte mire qe te ishte pjese e pazareve politike. Cdo dite e me teper po besoj, qe Presidente Jahjaga, po e kryen punen e saj, po aq mire, qe te mos them edhe me mire, se sa ate pune e kane kryer paraardhesit e saj, Fatmir Sejdiu dhe Ibrahim Rugova.

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit