19 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Bytyqi siguron studentët se nuk ka asnjë problem për njohjen e diplomave nga BE-ja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një takimi me përfaqësuesit e organizatave studentore, i ka siguruar sot ata se nuk ka asnjë problem për njohjen e diplomave të studentëve nga BE, duke thënë se MASHT brenda 90 ditësh do të ankimohet për t’u rikthyer si pjesë e EQAR-it.

Bytyqi tha se shqetësimet e studentëve janë reale dhe lidhen kryesisht me vullnetin dhe angazhimin e tyre për të depolitizuar sistemin arsimor në Kosovë dhe për të garantuar zhvillim cilësor të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, njofton Telegrafi.

Sipas njoftimit nga MAShT-i, ministri Bytyqi i ka siguruar studentët se janë në një linjë dhe se kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe i veçantë, në mënyrë që bashkë me shoqërinë civile dhe gjithë mekanizmat tjerë të monitorojnë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe ta vlerësojnë pavarësinë e funksionimit të kësaj agjencie.

Bytyqi kërkoi edhe një herë që bashkëpunimi me përfaqësuesit e organizatave studentore të rritet dhe të forcohet, në mënyrë që MAShT-i të jetë në dijeni për secilin shqetësim që studentët e kanë dhe së bashku të mund t’u jepen zgjidhje problemeve që janë krijuar ndër vite në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Jam i inkurajuar me vizionin dhe përkushtimin e organizatave studentore, për t’i dhënë një drejtim të ri sistemit arsimor në Kosovë, në mënyrë që t’u bëjmë ballë faktorëve të jashtëm që tentojnë të cenojnë zhvillimin e arsimit në Kosovë”, tha ministri Bytyqi. /Telegrafi/

Më Shumë

Vetaksidentohet vetura e autoshkollës në rrugën Dragash-Prizren, përfundon në anësore

Një veturë e një autoshkolle ka pësuar aksident në rrugën Dragash-Prizren, ku si pasojë ka përfunduar në anësore. Ende nuk dihet nëse ka persona të...

Vdes një shtetase e Shqipërisë në Dragash, policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se një grua, shtetase e Shqipërisë është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash. Sipas raportit të policisë,...

Lajmet e Fundit