17.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Çeku: DokuFest XXI u mbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori dhe filmin “The Last Waltz”

Ka përfunduar festivali i filmit të shkurtër DokuFest, i cili për të 21-tën herë u mbajt në Prizren.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook, tha se DokuFest XXI u mbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori dhe filmin e Scorsese “The Last Waltz” kushtuar koncertit lamtumirës të rock bendit kanadezo-amerikan “The Band”.

Postimi i plotë i Çekut:

DokuFest XXI u mbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori dhe filmin e Scorsese “The Last Waltz” kushtuar koncertit lamtumirës të rock bendit kanadezo-amerikan “The Band”. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij.

Prizreni për nëntë ditë me radhë u transformua në një kinema të hapur. Ata që shijuan filmat e një programi të kuruar me shumë pasion, përjetuan edhe atmosferën magjike të qytetit. Thirrja e festivalit sivjet ishte për të gjithë ne, mbi të gjitha temat e vështira, nga ndryshimet klimatike te autoritarizmi, nga cënimi i të drejtave të njeriut te luftërat, varfëria, fashizmi.

Me DokuFest që u mbyll mbrëmë, Bienalen Manifesta që mbetet e hapur deri në fund të tetorit, festivalet si Anibar, Chopin Piano Festival e Ramë Lahaj Opera Festival, Sunny Hill Festival dhe shumë ngjarje të tjera kulturore në gjithë vendin tonë, paraqitjen e shkëlqyer në Bienalen e Venecias me Jakup Ferrin, reformën kulturore që kemi nisur, rritjen e buxhetit për kulturën, bursat për profilet deficitare në kulturë, marrëveshjet e bashkëpunimit kulturor me shtete të Europës, funksionalizimin e Operas së Kosovës, themelimin e Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor, blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, 2022-ta do të arkivohet si një ndër vitet më të suksesshme artistike të vendit. Dhe kemi edhe pesë muaj deri në fund të vitit.

I gjithë ky sukses, para se gjithash është rezultat i punës së madhe të komunitetit tonë artistik. Artistë e aktivistë kulturorë, institucione arti e operatorë kulturor, individë e organizata të shumta, u jam mirënjohës për përkushtimin dhe ju siguroj që politikat tona qeveritare për kulturën do të vazhdojnë të ndjekin rrugën dhe udhëzimet tuaja.

Fotografitë: © Elmedina Arapi

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1896 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Numërohen 80 për qind të votave në Prizren/ Kjo është renditja e votave të kandidatëve të Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas numërimit të 80  për...

Lajmet e Fundit