32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Çeku: Në Prizren gjatë këtij mandati kemi investuar mbi 4.5 milionë euro

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë ditës së shtune bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vizituan tri shtëpi të restauruara së fundi në Prizren.

Lidhur me këtë, Çeku ka bërë të ditur se përgjatë mandatit në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në mbrojtje dhe funksionalizim të trashëgimisë kulturore, transmeton Klankosova.tv.

“Bashkë me kryeministrin Kurti, dje vizituam tri shtëpi të restauruara së fundi në Prizren. Shtëpitë tradicionale të familjes Kirajtani, Vetimi dhe Munik tashmë janë përsëri në gjendjen e tyre më të mirë dhe të gatshme për shfrytëzim.  Në shumë asete të tjera të qytetit po vazhdon puna. Në Prizren gjatë këtij mandati kemi investuar mbi 4.5 milionë euro në mbrojtje dhe funksionalizim të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku në Facebook.

“Shtëpitë tradicionale dhe monumentet janë dëshmi të historisë e identitetit tonë, dhe si të tilla po i vëmë në shërbim të komunitetit dhe po i ruajmë për brezat e ardhshëm”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Lajmet e Fundit