18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Çelësi është në dorën tonë!

Valdrin DaciShkruan:Valdrin Daci

Në përditshmërinë tonë, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ne si shoqëri kolektive kosovare ndeshemi me problemet e natyrave të ndryshme, të cilat duan zgjidhje ndërsa qelësi i zgjidhjes së tyre në raste të caktuara është në duart tona, por ne nuk e përdorim atë, ndonëse e kemi në dispozicion. Problemet të cilat kanë karakter familjar dhe të ngjashme si këto, mund të gjejnë zgjidhjen e tyre mbase edhe me ndonjë marrëveshje, por problemet tona sot i kemi të fokusuara drejt natyrës së përgjithshme shoqërore, kolektive, e që me disa procedura, të cilave ne shpesh përtojmë t’i çasemi, ato mund të vijnë në binarët e tyre, duke marrë zgjidhjen e merituar, por vetëm nëse ne avokojmë për to.

Ç’është “avokimi” në këtë rast dhe si duhet t’a kuptojmë atë? – Është shumë e thjesht për t’a kuptuar avokimin. Avokimet janë aktivitete të organizuara për të bindur dhe ndikuar tek ata që kanë pushtetin qeverisës, politik, social, kulturor dhe ekonomik, për të marrë vendime të cilat janë në interesin tonë si shoqëri, në mënyrë që të përmirësojnë jetën e tonë. – Pra, problemet, shqetësimet apo brengat tona për një jetë më të mirë, të cilat aktualisht janë të shumta dhe të panumërta në vendin ku ne jetojmë, me aktivitete dhe organizime të caktuara, duhet të adresohen dhe shpalosen tek ata të cilëve u kemi dhënë votën dhe të cilët me zgjedhjen tonë, vie fjala më 3 nëntor apo 1 dhjetor në zgjedhjet lokale që janë zhvilluar në Kosovë, janë ulur në krye të komunave dhe presin t’i realizojnë qëllimet e tyre, si dhe së bashku me qytetarët të cilët i përfaqësojnë, t’i zgjedhin problemet e tyre. Kështu ne do të vetëdijesojmë vetën dhe përfaqësuesit tonë lidhur me përgjegjësinë që kanë marrë në raport me neve si qytetarë.

Rrjedhimisht mund të lind pyetja se kush mund të avokoj për ne si qytetarë, përgjigjja e së cilës është tek vetja jonë! – E dini se ju vet mund të jeni avokues? – Apo edhe më mirë se kjo, nëse ju së bashku me rrethin tuaj, të cilët kanë problemin apo thënë ndryshe hallin e njëjt me tuajin, mund të organizoheni dhe të paraqisni tek përfaqësuesit e komunës suaj, shqetësimin tuaj. – Nëse në një lagje të vërshuar me mbeturina rrezikohet shëndeti i banorëve, atëherë banorët e saj, në mënyrë të organizuar mund të avokojnë tek përgjegjësit e komunës përkatëse lidhur me parandalimin e rrezikut, si dhe të kërkojnë përmirësimin e kushteve dhe mirëmbajtjen e ambientit, sepse fundja këta banorë janë taksapagues të atij territori, por edhe për probleme të ndryshme të veprohet njësoj.

Krahas kësaj, avokues mund të jenë pra grupet e ndryshme të organizuara qytetare, bizneset dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët mund të kërkojnë përmirësimin e kushteve të ushtrimit të lirë të veprimtarisë së tyre, organizatat joqeveritare si pjesë e shoqërisë civile, madje edhe zyrtarët publik të cilët ne i kemi zgjedhur me votën tonë, mund të avokojnë lidhur me problemet e atyre që i përfaqësojnë.

Antarët e shoqërisë tonë, qytetarët çdo ditë i dëgjojmë se nuk kan ku të ankohen! – Atëherë kush duhet të jetë cak i avokimit(parashtrimit të çështjes, ankesës etj) ? – Ne, hallet tona dhe kërkesat duhet t’i adresojmë tek vendim-marrësit tonë të cilët i kemi zgjedhur të cilët kanë pushtet lidhur me këtë. Pikërisht ata janë caku i parë ku duhet të referohemi, e që mund të bëjnë ndryshimin të cilin potencialisht e kërkojnë avokatët, e që në këtë rast, avokatët janë qytetarët ata që kërkojnë.

Kurse caku i dytë janë individët dhe institucionet që mund të ndikojnë në vendim-marrësit të cilët marrin parasysh rekomandimet e avokatëve.
Qytetarët e Republikës së Kosovës rrallë herë interesohen se si mund të avokojnë dhe të arrijnë objektivat e tyre dhe përmbushjen e qëllimeve që kanë, në raport me pushtetin dhe pushtetarët, të cilët kanë ardhur aty ku janë, pikërisht nga dora e cila ka dhënë votën për të parin e qytetit, apo komunës ku qytetari jeton, vepron, apo sot mund të themi edhe se “mbijeton”.

Mjetet me të cilat mund të avkokojmë dhe kërkojmë që të na realizohen kërkësat, rekomandimet dhe interest tona janë të ndryshme, por kryesisht të kapshme. – Zakonisht veprohet në mënyrë të shkruar me kërkesa, të cilave u bashkangjiten peticione, por edhe takimet publike me qytetarë me ç’rast parashtrohen pyetje të ndryshme, takimet me zyrtar dhe intervistat, në bashkëpunim me mediat lokale dhe korespondentët e tyre, por pa harruar edhe gjyin, si mjet me të cilin juridikisht vërtetohet se a është apo jo e drejt një çështje e caktuar.

Kur ne e identifikojmë një çëshjte e cila na paraqet problem, apo na paraqitet si i tillë, si dhe më pas analizojmë dhe kalkulojmë atë, mënjeherë duhet të pasoj veprimi që të avokojmë tek ata të cilët i kemi zgjedhur, në mënyrë të organizuar. – Rikujtoj se ne si shoqëri, në vendin ku jetojmë, kemi shumë probleme, por në anën tjetër kemi edhe vendin, si cak ku duhet të adresohen ato, sepse jemi edhe taksapagues të shërbimeve të cilat i shfrytëzojmë të cilat na ofrojnë njerëzit e pushtetit që kanë dalë nga vota e shoqërisë.

Në fund, nuk ka mbaruar gjithçka në ditën e zgjedhjeve, kur ne kemi dalë dhe për katër vite e kemi rehatuar në ulësen e të parit të vendit personin apo subjektin politik të caktuar, por pikërisht aty ka filluar rizgjimi ynë, sepse kemi sjellur në pushtet me votë atë që duhet të na i zgjidh problemet tona si shoqëri. Por ato probleme që ne i kemi duhet t’i adresojmë tek ata që i kemi zgjedhur, sepse vetëm kështu mund të ndryshohet pozitivisht vendi ynë si dhe të shkojmë përpara ne si shoqëri.

Më Shumë

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Sot mot me diell dhe vranësira – priten shkarkime rrufesh e breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të...

Lajmet e Fundit