23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Çerdhja e ndërtuar në lagjen “11 marsi” të Prizrenit nuk është funksionalizuar

Çerdhja publike në lagjen “11 marsi” nuk është funksionalizuar gjatë vitit 2020. Punët për ndërtimin e inventarizimin e saj patën përfunduar në verë të vitit të shkuar, apo siç janë shprehur autoritetet komunale një vit më herët sesa që parashihej me kontratë. Megjithëkëtë, lidershipi komunal në takimin e fundit me qytetarë ka bërë të ditur se dokumentet për regjistrimin e çerdhes me bazë në komunitet janë dorëzuar sipas modelit të Komunës së Prishtinës, por që procedura në fjalë nuk është përmbyllur në nivelin qendror.

“Kemi përfunduar ndërtimin e çerdhes një vit para kontratës. Edhe pse vitin e kaluar kemi kërkuar kode buxhetore nga Ministria e Arsimit dhe nga Ministria e Financave, nuk janë aprovuar kodet buxhetore për punëtorët e çerdhes. Prandaj, neve na është dashur ta bëjmë me komunitet. Kur kemi vazhduar procedurat me komunitet, kemi marrë gjithë dokumentacionin e Prishtinës, si e ka bërë Komuna e Prishtinës dokumentacionin, dhe janë dorëzuar në Ministrinë e Administratës Publike. Janë dorëzuar dokumentet njëjtë si në Prishtinë, por ende nuk është bërë regjistrimi i organizatës në mënyrë që ta hapim çerdhen. Edhe kjo mendoj që është faktikisht edhe një sabotim i punëve të Komunës”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke raportuar javën e shkuar para publikut rreth projektit të çerdhes publike në lagjen “11 marsi”.

Llogaridhënie nga ekzekutivi i Prizrenit për këtë projekt në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Prizreni ka kërkuar kuvendarja e LDK-së, Sadije Osaj-Jakupi, duke përkujtuar se para disa muajve janë pranuar me konkurs të rregullt punonjësit në këtë çerdhe. “Vendim kanë, por ende nuk kanë kontrata pune”, ka thënë ajo.

Ndërkaq dega e PDK-së, muajin e shkuar, këtë projekt e ka cilësuar si një shembull të keqqeverisjes. “Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, duke manipuluar me qytetarët dhe fëmijët e komunës, me datë: 22.07.2020 ka hapur konkursin nr: 2792/20 për institucionin publik parashkollor në lagjen “11 marsi’’ në Prizren. Kjo çerdhe akoma nuk është funksionale, edhe pse anëtarët e stafit të brendshëm janë pranuar në punë”, ka deklaruar kuvendarja e PDK-së, Antigona Bytyqi.

Ajo ka theksuar se zyrtarët komunalë në verën e vitit të shkuar patën paralajmëruar se çerdhja publike do të fillonte punën në shtator të vitit 2020. “Është një shembull i keqqeverisjes, ngase Komuna e Prizrenit nuk e ka planifikuar fare dhe nuk ka marrë pëlqim nga MASH-i për kod buxhetor për stafin e çerdhes. 24 vendet e punës nuk kanë qenë të planifikuara dhe kjo po paraqet vështirësi në nënshkrimin e kontratave”, ka deklaruar Bytyqi, duke akuzuar lidershipin komunal për keqinformim të qytetarëve.

Komuna e Prizrenit në korrik të vitit 2020 pati paralajmëruar se kjo çerdhe do të nisë punën sipas modelit me bazë në komunitet, me fillimin e vitit shkollor në shtator. Asokohe kjo çështje pati ngjallur debat. Opozita pati theksuar se investimet në këtë projekt kapital kanë nisur për çerdhe publike dhe se po del që bëhet fjalë për kopsht me bazë në komunitet. Ilir Baldedaj i AAK-së pati thënë se nuk ka logjikë që të investohen paratë publike dhe pastaj nga prindërit të kërkohet pagesa prej 80 eurosh për një fëmijë. “Cila është arsyeja që taksat e qytetarëve të investohen në atë objekt e përsëri qytetarët të paguajnë njëjtë si në kopshtet private”, qe shprehur Baldedaj. Edhe aktivistja e shoqërisë civile, Elmedina Dorambari, pati vlerësuar se Prizreni është në rrugën e dështimit sa i përket edukimit të hershëm të fëmijëve. “Me këto politika të plogështa, grave prapë u mbetet alternativë të heqin dorë nga puna dhe t’i rrisin fëmijët e tyre”, pati deklaruar Dorambari, duke shtuar se kësisoj nuk mund të arrihet integrimi socio-ekonomik i grave.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, qe arsyetuar se orientimi i institucionit parashkollor me bazë në komunitet është bërë shkaku që MASH-i nuk ka miratuar kërkesën për personel shtesë.

“Po t’i kishim pagesat e stafit nga MASH-i, do të kishim një pagesë më të ulët”, pati theksuar Haskuka.

Komuna e Prizrenit pati njoftuar se në këtë çerdhe publike do të mund të regjistrohen 160 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç, përkatësisht 120 fëmijë në gjuhën shqipe, 20 në gjuhën boshnjake dhe 20 në gjuhën turke.

https://www.koha.net/kosove/253378/cerdhja-e-ndertuar-ne-lagjen-11-marsi-te-prizrenit-nuk-eshte-funksionalizuar/

Më Shumë

Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë. Pikërisht pas mbylljes së...

UEFA pritet ta ndryshojë logon e Champions Leagues

UEFA do të ndryshojë logon e UEFA Champions League këtë vit, zbulon FootyHeadlines. Logoja origjinale dhe tani ikonike e Ligës së Kampionëve është lëshuar në...

Qyteti i Prizrenit me rrjet elektrik nëntokësor në vlerë 600 mijë eurove

KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Prizrenit. Atje, komplet rrjeti elektrik, po vendoset nën tokë. Kjo është...

Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Katër raste të vdekjes dhe 170 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, pas testimit të mbi...

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që...

Sot në Suharekë, luhet akti i dytë i finales Ylli-Peja

Të dielën (sot) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Prizren: Paraburgim ndaj tre të pandehurve për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve, të cilët akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar...

PRAK: Punëtorët shëndetësorë që refuzuan të vaksinohen me AstraZenecan, vendosini në fund të listës

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që punëtorët shëndetësorë të cilët patën refuzuar të...

Muharremaj angazhohet në mbjelljen e luleve në qytetin e Suharekës

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka kontribuar në mbjelljen e luleve në qytet. Muharremaj poashtu...

Haskuka: Jemi duke e pritur drejtësinë e vonuar për vrasjen e ‘Drinit’

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të vrasjes tinëzare të Ekrem Rexhës - komandant Drinit, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së...

Pas vendimit të Komisionit të Garave, Prizrenit i largohet sponsori gjeneral

Klubi i basketbollit, Ponte Prizreni, që përmbylli pjesën e rregullt të sezonit në Superligë në vendin e parë, ka njoftuar se sponsori gjeneral i...

Komunikatë nga FBK lidhur me incidentin ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Federata e Basketbollit e Kosovës është tej mase e shqetësuar me incidentin që ka ndodhur të martën mbrëma në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të...

Albin Kurti kritikohet pasi e refuzoi takimin me Vuçiqin

Refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrje në takimin në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e sheh si vendim...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 3 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Përleshje në një lokal në Prizren, menaxheri ndërhyn për pajtim por e godasin edhe atë

Pasditen e së shtunës është menaxheri i një lokali në Prizren është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, pasi dy persona ishin përleshur mes...

Lajmet e Fundit