10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Çfarë i premtoi Mbreti Zog Fan Nolit, që të kthehej në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Maj 2020

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

France
“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën se si të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.

Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin mbreti Zog synon të bashkëpunojë.

Duhet të besojmë se diplomacia e tri princeshave ka qenë e efektshme, sepse tashmë është njoftuar se prelati synon të kthehet në vendin e tij, ku ai do të marrë drejtimin e universitetit të ri të Tiranës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.”

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre. Të...

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Lajmet e Fundit