24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Champions pa Italinë, cilët janë favoritët

Tre skuadra angleze, dy gjermane, një spanjolle, një franceze, një portugeze. Zero italiane. Mungesa e madhe e çerekfinaleve të Champions League është Seria A, e cila, pasi mori pjesë me tri skuadra në 1/8 finale, nuk dërgon asnjë midis tetë më të mirave në Europë.

Nëse Interi do të eliminohej që në grupe, pa shkuar dot as në Europa League, tri skuadrat e tjera italiane të kualifikuara për në 1/8 finale ranë njëra pas tjetrës. Juventus, Atalanta dhe Lazio janë mundur përkatësisht nga Porto, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Në vitet 2017, 2018, 2019 dhe 2020, Italia gjithmonë ka pasur të paktën një ekip në çerekfinalet e Champions-it. Seria A kthehet vite më parë, duke pasur parasysh që në sezonin 2015-2016, i fituar nga Real Madrid, asnjë ekip italian nuk arriti të shkojë përtej 1/8 finale.

Në mijëvjeçarin e ri, në përgjithësi, Italia ka rënë gjithnjë e më shumë. Kohët e tre gjysmëfinalistëve Inter, Milan dhe Juventus tani duket se janë një kujtim i largët. Largimi i Juventusit la jashtë çerekfinaleve edhe Cristiano Ronaldon.

Gjithashtu është eliminuar edhe Barcelona dhe Lionel Messi. Hera e parë që dy yjet e futbollit nuk është asnjëri në këtë fazë duke nisur nga viti 2005. Favoriti kryesor mbetet Manchester City, deri në momentin që nuk do të përballet me Bayern Munchen, që është i dyti nga favoritët.

Më pas vjen PSG dhe Real Madrid, pastaj me radhë Chelsea, Liverpool, Dortmund dhe Porto. Shorti i çerekfinaleve do të hidhet të premten në orën 12:00, ku nuk ka më ndarje vazosh, kështu që mund të përballen mes tyre edhe skuadrat e një vendi, ku më të rrezikuara janë ato angleze, pasi janë 3 të tilla.

Më Shumë

A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije? Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

Presidentja e Kosovës ka thënë se Kosova prodhon edhe anije “Made in Kosova”. Sipas saj, tash janë gati për botën. Këto anija prodhohen nga “Koshi...

Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Klodian Duros si trajnerin e ri të skuadrës. Një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar, Duro...

Lajmet e Fundit