13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

COVID-19 në Rahovec, kreu i komunës jep detaje për të infektuarit e mbrëmshëm

22 persona nga Komuna e Rahovecit janë konfirmuar deri më tani me COVID-19. Nga ta është shëruar vetëm një, ndërkaq 21 të tjerë po vazhdojnë të përballen me koronavirusin. Rastet e fundit nga kjo komunë u shënuan mbrëmjen e së shtunës. 2 persona rezultuan pozitivë në testimet për COVID-19.

Dy banorë të komunës së Rahovecit të ciliët kishin qenë duke u trajtuar në reparin e hemodializës në Prizren, rezultuan pozitivë në testimet për COVID-19.

Kryetari Smajl Latifi ka thënë për Express se është mbyllur cikli i testimeve të pacientëve që janë nga Rahoveci e që janë të shtrirë në hemodializën e Prizrenit.

“Dy rastet e mbrëmshme janë pacientë të hemodializës. Janë testuar 15 pacientë të hemodializës dhe 2 kanë dalë pozitivë. Me këta është mbyllur cikli i testimeve të pacientëve që ka komuna jonë në Prizren në repartin e hemodializës. Janë testuar 37 pacientë, prej tyre deri më tani 4 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu janë edhe dy punonjëse shëndetësore të cilat kanë dalë pozitive në testimet për COVID-19 nga komuna jonë”, ka thënë Latifi.

Latifi shtoi se këta banorë të Rahovecit, virusin e kanë marrë derisa kanë qenë duke u trajtuar në repartin e hemodializës në Prizren.

“Pacientët tanë dhe punonjëset shëndetësore nga komuna jonë e kanë marrë virusin atje, në repartin e hemodializës”, ka thënë Latifi.

Ai shtoi se janë në gjurmim të kontakteve që personat e konfirmuar me COVID-19 kanë pasur me familjarë apo të tjerë.

“Janë duke u gjurmuar kontaktet, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po i bën gjurmimet e kontakteve, por edhe ne po iu ndihmojmë. Fillimisht do të testohen familjarët e pacientve, sepse përveç famuiljeve ata nuk kanë pasur kontakt me persona tjerë”, ka theksuar Latifi.

Latifi bëri të ditur se nga 22 persona sa është totali i atyre që janë konfirmuar me COVID-19 në komunën e Rahovecit, deri më tani vetëm 1 është shëruar dhe të tjerët po vazhdojnë të poërballen me virusin.

Ndërkohë, numri total i personave të prekur me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 823.

Nga ta janë shëruar 336, ndërkaq kanë vdekur 22 persona.

Qeveria e Kosovës ka filluar me lehtësimin e masave për COVID-19.

Nga një orë e gjysmë sa ishte lejuar lëvizja e qytetarëve, tashmë është tri orë.

Po ashtu nga e hëna do të fillojë hapja e disa prej bizneseve në vend./Express/

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Lajmet e Fundit