10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Cristiano Ronaldo është vigani i Champions League

Disa prej futbollistëve më të mirë në botë do të zënë vend në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma, ku Reali i Madridit e pret Paris Saint-Germain, por asnjëri prej tyre nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldo.

Kylian Mbappe, Neymar dhe Edinson Cavani përbëjnë vijën sulmuese më të rrezikshme, por sidoqoftë, portugezi që mbi supe bartë numrin 7, është një shkallë më lartë, kur bëhet fjalë për Champions League dhe paraqitjet aty, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.

Derisa në sezonin 2017/2018 në La Liga ka të realizuar vetëm 11 gola, më pak sesa në fazën e njëjtë të sezoneve të kaluara, Ronaldo është një përbindshëm i pandalshëm në Champions League dhe në ndeshjet e mëdha.

Ai ka realizuar nëntë gola në gjashtë ndeshje në fazën e grupeve këtë edicion, duke qëlluar dy hat-trick në dy ndeshje të ndryshme në fazën e eliminimit direkt në sezonin e njëjtë në Champions League – kundër Bayern Munich dhe kundër Atletico Madrid.

Pranë rekordeve individuale, ai e ka të fituar këtë trofe në katër raste, një më Manchester United gjatë 2007/08 dhe tre herë të tjera me Real Madrid, më 013/14, 2015/16 and 2016/17.

Paco Gento ka mundur të fitojë gjashtë kupa evropiane në karrierën e tij, por nuk do të ishte aspak befasi nëse Ronaldo do ta zinte atë.

Por nëse aid he bashkëlojtarët e tij duan medale këtë sezonë, ata së pari duhet të kalojnë mbi PSG-në

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Lajmet e Fundit