6 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Dalin pamjet nga momenti kur Lebron James merr vesh për vdekjen e Kobe Bryant (VIDEO)

Lajmi për vdekjen e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën.

LeBron James dhe Los Angeles Lakers ishte duke u kthye për në LA kur morën lajmin për vdekjen e Kobe Bryant.

Lojtarët e Lakers ishin të shokuar nga lajmi i se legjenda e tyre ka ndërruar jetë në helikopterin me të cilin po udhëtonte.

Së bashku me Bryant ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna Mari, derisa James kishte shpërthyer në lot dhe nuk mund të besonte për atë çfarë kishte ndodhur.

James ka treguar për ndikimin që ka pas Kobe në karrierën e tij, duke thënë se ishte si një inspirim për të.

“Është një djalë që e kam shikuar qysh nga shkolla fillore e ajo e mesme. Duke parë atë që kaloi nga shkolla e mesme, ai është dikush që më ka inspiruar. Ishte disi si uau. Duke e parë një 17-vjeçar si futej në NBA, për mua ishte një inspirim i madh. Ai më ndihmoi edhe pse nuk e dinte se çfarë mund të bëja”, kishte thënë LeBron James një ditë para se të ndodhte tragjedia.

 

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit