20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Dalin pamjet sesi Wilderi e rrah burrin që e kishte sharë në rrjete sociale

Deontay Wilder e kishte rrahur burrin që e kishte sharë në rrjete sociale, Charlie Zelenoff, në vitin 2014, pasi që ky i fundit ia kishte dërguar boksierit të famshëm disa mesazhe raciste dhe ofenduese.

Ish-kampioni i WBC në kategorinë e peshave të rënda ishte pajtuar të takohet me abuzuesin e tij në rrjete sociale, i cili pretendonte se është i pamposhtur në një kamp stërvitor në Los Angeles, transmeton Gazeta Express.

Wilder kishte udhëtuar deri në Los Angeles me qëllimin e vetëm për t’ia dhënë një mësim Zelenoffit, i cili kishte bërë komente onlinë për vajzën e Wilderit, Naieyan, e cila vuan nga një sëmundje të njohur si “spina bifida”.

Tani që të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar me qëllim që të ndalohet sa më shumë përhapja e koronavirusit, tifozët e kanë kujtuar atë përballje mes Wilderit dhe Zelenoffit.

Në video mund të dëgjohet Wilder duke bërtitur e duke udhëzuar Zelenoffin që të mos përdorë më kurrë fjalë raciste drejt tij dhe të mos flasë kurrë më për vajzën e tij.

 

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Lajmet e Fundit