Dalin pensionet

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Murati ka shkruar se nga këto shtesa kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës.

Postimi i tij i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

? 25% më shumë mbi pensionin bazik,

? 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

? 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

Për një shtet për të gjithë!

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit