19.3 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

“Dashnori i nënës…”, paguhet 35 mijë euro

dashnoret filmNjë shfaqje komedi do të jepet sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës në ora 20:00. Publiku, në mos asgjë tjetër, pritet të dalë i buzëqeshur nga salla me karrige të kuqe. Kështu të paktën shpresojnë ata që e kanë bërë këtë projekt. Premiera “Dashnori i nënës sime”, do të sjellë në skenë autorin e tekstit Adem Mikullovcin dhe aktoren Leze Qena
Një shfaqje komedi do të jepet sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës në ora 20:00. Publiku, në mos asgjë tjetër, pritet të dal i buzëqeshur nga salla me karrige të kuqe. Kështu të paktën shpresojnë ata që e kanë bërë këtë projekt. Por një ditë para se të jepet premiera, gazetarët u ftuan në konferencë. Në skenë ishin ulur aktorët Adem Mikullovci, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi, Makfire Miftari, Florentina Ademi dhe Basri Shala. Në mes tyre ishte edhe drejtori i Teatrit, Valdet Avdiu.
Ky i fundit e hapi konferencën duke falënderuar gazetarët që sipas tij, po e përkrahin TKK-në duke promovuar shfaqjet. Ai tha se është nderë për këtë institucion që po risjellë në skenë divën dhe doajenin e teatrit, Leze Qenën dhe Adem Mikullovcin. Avdiu konsideron se drama e Mikullovcit

“Dashnori i nënës sime”, trajton rrënimin e vlerave tradicionale dhe ndërtimin e të rejave. Drama paraqet dy grup- mosha, ballafaqimin e tyre me realitetin, procesi i rinjohjes, mashtrimet aktuale si politike ashtu edhe shoqërore, periudha e tranzicionit, problemet seksuale gjinore, roli i gruas dhe burrit brenda shtëpisë dhe jashtë saj, problemet fqinjësore, e të tjera.

“Ky kombinim nuk është një luftë mes dy gjeneratave, sepse Kafka thotë se ‘të rinjtë janë shumë të mençur dhe nuk i shpallin luftë ardhmërisë së vet’. Mendoj se jo vetëm shoqëria ka nevojë për rikomponimin e vlerave, por edhe arti. Sot po punohet në Teatër dhe kjo shfaqje do t’i sjellë publikut kosovarë, atë që ka më së shumti nevojë, buzëqeshjen”, vlerësoi Avdiu. Regjisorja e shfaqjes Ilirjana Arifi, ka thënë se ndihet e privilegjuar që ka punuar këtë shfaqje në të cilën luajnë Mikullovci e Qena.
“Është hera e parë për mua që luaj me ta. Puna e tyre më kanë inspiruar shumë sepse ata gjithmonë kanë ardhur të parët në prova. Është një ndjenjë shumë e veçantë. Kjo më ka bërë me punua me shumë”, u shpreh Arifi. Shfaqja do të kushtoj rreth 35 mijë euro dhe Avdiu tha se është aprovuar nga Ministria e Kulturës. Dramaturge e shfaqjes është Arta Arifi, skenografia: Agron Blakqori; Kostumografia: Erza Xhema; Muzika: Egzon Pireci; Ispicient: Bajram Mehmetaj.
I pyetur nga gazeta pse është dashur që shfaqja të ketë dramaturge pasi vetë autori i tekstit është pjesë e shfaqjes, Avdiu tha se ka pasur nevojë që dramës t’i jepet një sharmë më ndryshe.

“Zakonisht e bukura ka nevojë të punohet. Baca Adem e ka sjellë këtë dramë si pikë fillestare dhe ne menduam që ka nevojë për një dorë tjetër që ia jep një sharmë më ndryshe dhe i bashkë dyzon këto dy gjenerata. Substanca e dramës nuk është ndryshuar, por vetëm është plotësuar dhe për këtë e ka marr edhe aprovimin e vetë autorit”, tha Avdiu.

Mikullovci: Dua të luaj me Lezën si në kohët e vjetra

Autori i tekstit “Dashnori i nënës sime”, Adem Mikullovci, tha se nuk preferon të flasë para premierës, pasi konsideron se publiku është ‘sovrani’ i shfaqjes.
“Nëse publiku e mbush sallën, atëherë mendoj se shfaqja është e mirë”, vlerëson Mikullovci. Ai thotë se kjo shfaqje, me gjasë do të jetë e fundit e tij.

“Pikënisja ime për këtë shfaqje ka qenë që, Lezja dhe unë, si dy aktorë që kemi mbet gjallë nga gjenerata e dikurshme, të luajmë edhe një herë së bashku në skenë. Kam pas dëshirë që të luajmë sikurse në kohët e vjetra. Ta përjetoj kënaqësinë, madhështinë e të qenit në skenë me Lezën”, u shpreh Mikullovci. Ai shtoi se shfaqja është e ndërtuar në dy tablo, në dashurinë që nuk vdes kurrë dhe aktualitetit të shoqërisë e cila nuk ngopet me pasuri e grabitje. Në këtë moment në konferencë mbërriti Leze Qena.

“Qy Lezja, loçka. Kjo është me orar të Anglisë. Baca Adem, Lezja erdh”, bërtiti Ylber Bardhi.
“Nuk dëgjuake nipi, mezi e bindëm. Prandaj u vonova”, tha Qena, derisa Basri Shala e ndihmoi të ngjitej në skenë.

“Kam 60 vite punë dhe edhe pse kam dal në pension, kam vazhdua me punua. Te artistët s’ka pension, edhe ashtu nuk po na japin pensione të mira. Këta po mendojnë se kjo shfaqje është fundit, por jo, ‘henez’ po ja nisi. Ndoshta është fundi, por kurrë nuk i dihet”, u shpreh Qena. Derisa ishte duke folur, Mikullovci e dëgjonte me vëmendje duke vendosur shuplakën e dorës në fytyrë.

“Adem çka ki, a po t’dhem dhëmbi a? Unë kam kënaqësi që po luaj me Ademin, sepse veç na dy kemi mbet nga gjenerata e vjetër”, u shpreh me buzëqeshje Qena.

Më Shumë

Ministrja Hajdari viziton Odën e Zejtarëve në Prizren, diskutohet Ligji i Zejtarisë

Ministrja e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar sot Odën e Ndërmarrësve Zejtarë në Prizren. Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e bashkëpunimit...

Nis panairi i 17-të i librit në Prizren

Panairi i Librit në Prizren, i cili këtë vit po organizohet për herë të 17-të nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale – IKKS,...

Lajmet e Fundit