De Ligt afër rinovimit të kontratës së re me Juventus

Manchester United dhe Chelsea kanë marrë një goditje në ndjekjen e mbrojtësit të Juventus-it, Matthijs de Ligt, pasi gjigantët italianë thuhet se janë afër arritjes për një marrëveshje të re.

Qendërmbrojtësi, 22-vjeçar, ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin e Serie A.

Duke folur për të ardhmen e tij, De Ligt tha: “Ka bisedime në vazhdim mes meje dhe Juventus-it”.

“Sapo të vijë momenti i duhur, do të vendos të zgjas ose të shikoj më tej”.

Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Antonio Rudiger, ndërsa Manchester United kanë pasur vështirësi me mbrojtjen gjatë gjithë sezonit.

Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag, ishte dikur edhe trajneri i De Ligt te Ajax, dhe tani kërkon ribashkimin e tyre në Manchester.

Juventus nuk kishin një sezon shumë të mirë, pasi përfunduan në pozitën e katërt me 70 pikë.

Në sezonin e fundit me Juventus, De Ligt kishte performanca të mira, ku shënoi tre gola dhe asistoi një herë

/Albanianpost.coma

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit