Del në ankand kitara e Kurt Cobain me një çmim fillestar marramendës

Kitara e përdorur nga fronti i Nirvana Kurt Cobain gjatë koncertit të famshëm të grupit MTV Unplugged në New York nxirret në ankand, me një vlerësim fillestar prej 1 milion dollarë.

Kitara Martin D-18E e vitit 1959 u paraqit në performancën e grupit në nëntor tw vitit 1993, pesë muaj para vdekjes së Kobain në moshën 27 vjeçare.

Kjo perfomancë e Nirvanas mbetet një nga më të njohurit e grupit, ndërsa albumi shoqërues vlerësohet gjerësisht.

Kitara është artikulli kryesor për ngjarjen Music Icons që do të pritet nga Ankandi i Julien në Beverly Hills në Qershor.

Darren Julien, presidenti i shtëpisë së ankandeve, tha: “Ankandi i Julien ofron me krenari këtë kitarë historike nga Kurt Cobain, i cili ngriti industrinë e muzikës dhe kulturën pop në përgjithësi me performancën e tij mitike me Nirvana në MTV Unplugged në New York.

“Kjo kitarë e rëndësishme ka fituar vendin e saj të ligjshëm në historinë e rokit, si instrument i luajtur nga një prej muzikantëve dhe ikonave më me ndikim në rock në një nga shfaqjet më të mëdha dhe më të paharrueshme të të gjitha kohërave”.

Kurt Cobain's MTV Unplugged guitar goes under the hammer for $1m ...

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit