Dëmtohet ndriçimi publik në “Shtigjet e ecjes” në Suharekë

Autoritetet komunale të Suharekës, të mërkurën, kanë reaguar lidhur me dëmtimin e shtyllave, përkatësisht ndriçimit publik në vendin e quajtur “Shtigjet e ecjes”.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se do të zhvillojnë hetime lidhur me dëmtimin e pronës në këtë hapësirë, paralelisht me shtimin e patrullimeve në orët e natës. Bazuar në informatat fillestare të Policisë, këto shtylla mund të jenë dëmtuar nga të rinj të caktuar që frekuentojnë “Shtigjet e ecjes”, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vlerësuar se “ndriçimi është dëmtuar rëndë në disa shtylla tek ‘Shtigjet e ecjes’ në Suharekë”.

“Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapësirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre”, ka theksuar Muharremaj në rrjetet sociale. Për këtë arsye ka kërkuar që organet përkatëse të veprojnë në ruajtjen e pasurisë publike.

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit