Dënohen burrë e grua që u rrahën mes vete në Mamushë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale H.T., dhe B.M. nga Mamusha. Janë çift të cilët u rrahën mes vete për shkak të lidhjes së burrit me gruan e parë.

Të akuzuarin me iniciale H.T. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kjo për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas.

“Me datën 01.08.2020, në Mamushë saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale B.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale që kishte me bashkëshorten e tij, në lidhje me bashkëshorten e parë të cilën e kishte dërguar me veturë te familja e saj, i pandehuri acarohet dhe e godet të dëmtuarën në pjesë të ndryshme të trupit me ç ‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të akuzuarën me iniciale B.M. gjykata e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 400 euro.

“Sepse me datën 01.08.2020, rreth orës 10:10 minuta, në Mamushë në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit- pandehurit-bashkëshortit të saj me iniciale H.T. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale që kishte me bashkëshortin e saj, në lidhje me bashkëshorten e tij të parë të cilën e kishte dërguar me veturë te familja e saj, dhe pas acarimit të situatës, e pandehura ia merr telefonin të cilën e përplas për muri, dhe më pas e sulmon të dëmtuarin-të pandehurin me iniciale H.T. duke e goditur dhe gërvishtur në pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast dhe me këtë veprim kryen veprën penale të sulmit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit