11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Dënohet me kusht i akuzuari që pranoi se kishte dëmtuar pllakën përkujtimore të dy gazetarëve serbë në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht, për të akuzuarin për veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, Shaban Berisha.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën njëvjeçare, i akuzuari Berisha nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Berisha, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurorja Mone Syla, pasi sipas saj, një veprim i tillë, bazohet në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykatësi Shabani, të akuzuarin e ka obliguar që t’i paguajë edhe shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro në total.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2019, ndaj Shaban Berisha, duke e ngarkuar atë me veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 2 shkurt 2019, në mënyrë të kundërligjshme asgjëson apo e bënë të papërdorshëm pasurinë tjetrit.

Në aktakuzë thuhet se dëmtimi ka ndodhur në atë mënyrë që i akuzuari në fshatin Zoqishtë të Rahovecit, pikërisht në vendin e quajtur “Fusha e Petkut”, duke punuar me ekskavator dëmton pllakën përkujtimore të dy gazetarëve serbë të zhdukur më 1 gusht 1998, të njëjtën e heq dhe e zhvendos nga aty diku 20 metra larg vendit ku ishte e vendosur.

Me këtë veprim, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, nga neni 333 paragraf 3/1 të KPRK-së.

Ndryshe, gazetarët Gjuro Sllavuj dhe Ranko Periniq, ishin zhdukur më 21 gusht të vitit 1998, afër Rahovecit, ndërsa, pllaka përkujtimore ishte vendosur nga OSBE-ja, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve Serbë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit