6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Deputeti me karrocë: Shpejt do ta takoj Kryeministrin, do t’i kërkojë zbardhjen e vrasjeve politike

Deputeti i LDK’së, Fetah Rudi, i cili ka mbetur me karrocë prej vitit 2000, për shkak të një atentati, ka pasur një takim sot me Shefin e Qeverisë. Janë takuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Karrocave.

Në një bisedë për Express, Rudi ka thënë se sot me Kurtin ka folur vetëm për përmirësimin e kushteve për njerëzit që kanë me karrocë. Në ditët në vazhdim, ai ka paralajmëruar se do të takohet me Albin Kurtin, Agim Veliun e Albulena Haxhiun.

“Nuk kam folur për vrasjet politike. Shpresoj se do ta vizitoj shpejt. Sot më shumë kemi folur për ditën ndërkombëtarë të karrocave. I kërkuam ë rregullohet infrastruktura qysh është e paraparë me ligj”, ka thënë Rudi, për Express, të dielën.

Ai ka thënë se nuk do të heshtë derisa të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës përfshirë ato politike të zyrtarëve të LDK’së.

“Besoj se në takimin që do ta vizitoj dhe institucionet tjera. Edhe Kryeministrit edhe Ministrit ë Brendshëm edhe Drejtësisë. Mendjen me hesht nuk e kam”, ka thënë ai.

Albin Kurti ka publikuar foto duke bërë një marsh midis Prishtinës me Fetah Rudin dhe njerëz të tjerë që lëvizin me karroca.

Fetah Rudi, një ish-mësues dhe aktivist politik, e përdor një karrige me rrota tash e 19 vjet, që kur persona të armatosur ende të paidentifikuar i kishin shkarkuar atij 14 plumba në stomak dhe në shpatull, në një incident që kishte ndodhur në afërsi të fshatit Rud.

Deputeti i LDK’së kishte thënë se plumbat që gati e vranë atë në dhjetor të vitit 2000 – 18 muaj pas përfundimit të luftës dhe largimit të forcave serbe – ishin shtënë nga e njëjta armë që një muaj më parë ishte përdorur për të vrarë gazetarin Xhemajl

Më Shumë

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Lajmet e Fundit