7.6 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Deputetit të PDK-së qe katër vjet i ruhet pozita e drejtorit të Institutit Pedagogjik

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që nga viti 2014 është duke ia ruajtur pozitën e drejtorit të Institutit Pedagogjik, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nezir Çoçaj.

Zyrtari i partisë në pushtet pas zgjedhjes si deputet, katër vjet më parë, e ka pezulluar detyrën e drejtorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, kjo pozitë, bazuar në praktikën e ndjekur deri më tash, pritet t’i ruhet Çoqajt edhe për 4 vjetët e ardhshëm, meqë ai është zgjedhur deputet edhe në legjislaturën aktuale. Edhe vetë Çoçaj i ka thënë gazetës se pasi ta përfundojë mandatin e deputetit do të kthehet sërish në pozitën e drejtorit.

I pyetur nëse do të vazhdojë ta mbajë këtë pozitë të pezulluar nëse rizgjidhet edhe një tjetër mandat deputet, ai ka thënë se më nuk e ka ndërmend të kandidojë.

Më Shumë

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Drejtoresha e DKA-së në Prizren mbledh drejtorët e shkollave për sigurinë dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj Gutaj, mbajti sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit